Ndërlidhjet

Ushtria amerikane do të godasë satelitin në hapësirë


Pamje e satelitit në hapësirë
Pamje e satelitit në hapësirë
Lajmi i bërë publik nga Pentagoni vetëm pak ditë më parë tingëllonte si skenë e marrë nga filmat e Hollivudit.
Forcat amerikane janë vënë në ndjekje të një sateliti spiun në hapësirë, i cili tashmë ka pësuar difekt dhe rrezikon të përplaset me Tokën. Përplasja është e rrezikshme për shkak të sasisë së madhe të hidrazinës që gjendet në satelitin e spiun. Gjatë dy javëve të ardhshme forcat detare amerikane do të përpiqen të dërgojnë raketa që ta shkatërrojnë staelitin spiun në hapësirë, në mënyrë që të mënjanojnë një katastrofë mjedisore.
Nëse gjithçka shkon si duhet sateliti i prishur do të shpërbëhet në mijëra pjesë të padëmshme në atmosferë. Nëse asgjesimi në hapësirë nuk do të realizohet atëherë Pentagoni tha se sateliti me madhësinë e një autobusi do të bjerë në tokë si një i tërë.
James Jeffrey, zëvendës këshilltar për çështjet e sigurisë kombëtare shpjegoi para gazetarëve:
"Gjasat që sateliti të bjerë në ndonjë zonë të populluar janë të pakta. Në rast se bie në zonë të banuar atëherë ekziston rreziku që të shkaktojë viktima në njerëz."
Gjenerali James Cartwright, zëvendësshef i shtabit të ushtrisë, tha se manovrat për ta shkatërruar satelitin në hapësirë do fillojnë gjatë dy javëve të ardhshme, menjëherë sapo sateliti të afrohet në orbitën e Tokës.
Fillimisht do përcaktohet pozicioni i satelitit dhe do bëhen përpjekje për ta bllokuar atë. Hapi tjetër është goditja me raketë për të neutralizuar cakun.
Deri këtu gjithçka duket në rregull dhe askush nuk mund të kundërshtojë përdorimin e tekonologjisë më të zhvilluar amerikane kombinuar për një qëllim humanitar.
Por skenari duket familjar. Plani i Pentagonit ka implikime të mëdha në politikën e jashtme. Procedura që do ndiqet për të neutralizuar satelitin spiun është e ngjashme me atë të goditjes së një rakete bërthamore.
Ekspertët e pavarur thonë se goditja e satelitit spiun në hapësirë është një provë reale për teknologjinë raketore bërthamore amerikane. Bëhet fjaë për një teknologji anti raketore si ajo që do vendoset në Poloni dhe Çeki.
Nëse prova kundër satelitit spiun do jetë e suksesshme Uashingtoni do mund të thotë se teknologjia funksionon dhe ka zbatime praktike.
Lajmi i Pentagonit për të goditur satelitin e prishur në hapësirë vjen në kohën kur Rusia dhe Kina kanë propozuar një projekt marrëveshje që kërkon ndalimin e armëve antisatelitore.
Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë këtë propozim.

XS
SM
MD
LG