Ndërlidhjet

Bush mbështet planin Ahtisari


Presidenti amerikan George Bush tha sot se mbështet planin e Marti Ahtisaarit për Kosovën, njoftojnë agjencitë e lajmeve.

"Rreth Kosovës, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë, statusi duhet zgjidhur në mënyrë që Ballkani të jetë stabël.
Së dyti, ne fuqimisht kemi mbështetur planin Ahtisari", tha Bush duke iu referuar planit të të dërguarit të Kombeve të Bashkuara, që i jep Kosovës pavarësi të mbikqyrur.

Bush vlerësoi hapat e Qeverisë së Kosovës për mbrojtjen e pakicave. "Ne jemi të kënaqur nga fakti që Qeveria e Kosovës e ka bërë të qartë vullnetin dhe dëshirën e saj për të mbështetur të drejtat e serbëve në Kosovë", tha Bush.

Ai shtoi se SHBA-të do punonin ngushtë me aleatët që të mos kishte dhunë, duke nënvizuar se "këto janë parimet tona për çështjen e Kosovës".

Më tej ai foli për Serbinë duke nënvizuar se "besojmë se interesi i Serbisë është në Evropë dhe populli serb mund ta di se ka një mik tek Amerika".
XS
SM
MD
LG