Ndërlidhjet

Kisha serbe kërkon luftë


Serbia duhet t'i mbledhë armët, të deklarojë se Kosova është "territor i okupuar" dhe të blejë armë nga Rusia për ta kthyer atë, tha sot peshkopi Artemije, nga Kisha Ortodokse Serbe.

"Serbia duhet të blejë armë nga Rusia dhe vendet tjera, të kërkojë nga Rusia që të dërgojë vullnetarë dhe ta ndërtojë praninë ushtarake në Serbi", tha ai në një deklaratë për të përditshmen "Glas Javnosti".

"Kosova gjithnjë ishte dhe do të jetë serbe", tha peshkopi Artemije dhe vlerësoi se deklarata për pavarësinë e Kosovës është "gjendje e përkohshme e okupimit".

Sipas tij, "deklarata e komandantit të lartë të Serbisë, Zdravko Ponosh, se Kosova nuk do të mbrohet me armë, është turp".
XS
SM
MD
LG