Ndërlidhjet

Thaçi fton për njohje të pavarësisë


Lidershipi kosovar ka konvokuar takim të Parlamentit në orën 15:00, për të deklaruar pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi tha se Parlamenti do të deklarojë Kosovën "shtet të pavarur, sovran dhe demokratik".
"Ky është vullneti i popullit. Jemi para një momenti historik, para një vendimi që ne do të na bëjë komb i lirë i botës", ka thënë kryeministri Thaçi.

Kryeministri i Kosovës ka nënshkruar një letër, me të cilën fton 192 vende të botës, duke përfshirë edhe Serbinë, që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG