Ndërlidhjet

SHBA-të e kanë në dijeni Deklaratën


Shtetet e Bashkuara thanë se kanë parasysh se Kosova ka shpallur Deklaratën e Pavarësisë dhe kanë mirëpritur përkushtimin e qeverisë për t'i implementuar parimet për mbrojtjen e pakicave. "Shtetet e Bashkuara tash po e shqyrtojnë çështjen dhe po diskutojnë me partnerët e tyre evropianë. Së shpejti presim të publikojmë kumtesë", thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të shtetit. Në këtë njoftim theksohet se Shtetet e Bashkuara mirëpresin përkushtimin e qartë të qeverisë së Kosovës për implementimin e parimeve të planit të Martti Ahtisaarit, për mbrojtjen e komuniteteve pakicë. Senatori demokrat, Joseph Biden, kryesues i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie të Jashtme, tha se e mirëpret shtetin e pavarur të Kosovës dhe tha se ai do të kërkoj nga kolegët e tij që t'i bashkohen "në shprehjen e mbështetjes së Senatit për statusin e pavarur të Kosovës".
XS
SM
MD
LG