Ndërlidhjet

Berisha: 17 shkurti – Rilindja e Kosovës


Shqipëria ka mirëpritur shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se 17 shkurti në histori do të shkruhet si ditë e Rilindjes së Kosovës.
"Respektojmë të gjithë ata që i kanë kontribuar pavarësisë, SHBA-të, Farncën, Gjermaninë, Italinë, Britaninë, por edhe NATO-n dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare", ka thënë Sali Berisha.
Me Kosovën e pavarur, Ballkani do të bëhet "rajon me më shumë liri dhe stabilitet se kudoherë më parë", ka thënë kryeministri i Shqipërisë, për të shtuar se sot është hapur epoka e integrimit të Ballkanit në strukturat euroatlantike, epokë që do t'u japë fund armiqësive dhe do të hapë një kaptinë të bashkëpunimit.
XS
SM
MD
LG