Ndërlidhjet

Wolf: Pavarësia në harmoni me planin Ahtisaari


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është takuar në një takim të jashtëzakonshëm pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe me ftesën e Rusisë.
Takimi ka zgjatur shumë shkurt dhe pas tij, Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki Moon, nuk ka bërë asnjë koment.
Zëvendës-ambasadori amerikan në OKB, Alehandro Wolf, u ka thënë gazetarëve se SHBA-të janë të kënaqura, sepse ajo që ka ndodhur në Kosovë, është zbatim i planit të Ahtisaarit. Ndërkaq, ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitali Curkin, tha se Moska është "shumë e shqetësuar" për përpjekjet e Kosovës për njohje ndërkombëtare si shtet i pavarur.
XS
SM
MD
LG