Ndërlidhjet

Clinton, Obama, Biden – përshëndesin pavarësinë


Kandidatët për president amerikan nga radhët e demokartëve, Hillary Clinton dhe Barack Obama e kanë përshëndetur shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Senatorja Hillary Clinton ka ftuar për njohje sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës, ndërsa Barack Obama ka shfaqur shpresën se qeveria dhe populli i i Kosovës, do të bëjnë çdo gjë të mundur që Kosova të bëhet shembull pozitiv i demokracisë dhe i sundimit të ligjit. Senatori demokrat, Joseph Biden poashtu ka përshëndetur shpalljen e pavarësisë dhe ka thënë se së shpejti do t'i ftoj kolegët e tij për "të shprehur mbështetjen e Senatit për pavarësinë e Kosovës".
XS
SM
MD
LG