Ndërlidhjet

logo-print

KS-ja debaton edhe sot


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara edhe sot mbanë mbledhje për të diskutuar për shpalljen e pavarësisë nga Kosova. Mbrëmë, pas takimit të mbyllur të Këshillit të Sigurimit, në të cilin u vërejtjen dallime të mëdha ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë, sekretari i përgjithshëm Ban Ki-moon kërkoi "përmbajtje nga çfarëdo aksioni ose deklarate që mund ta rrezikoj paqen, të nxisë dhunë dhe ta shkatërroj sigurinë në Kosovë dhe në rajon".
Ambasadori britanik, John Sawers u tha reporterëve se Moska e pa vetveten të izoluar për çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit. Ambasadori i Belgjikës, në OKB, Johan Verbeke, pas takimit tha:
- Ne shprehim keqardhje që Këshilli i Sigurimit nuk mund të pajtohet për të ecur përpara, por ky epilog ishte i qartë për shumë muaj. Nuk do të ndryshoj. Ne jemi të përkushtuar t'i marrim përgjegjësitë tona si shtete dhe nëpërmjet të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, ta sigurojmë stabilitetin dhe sigurinë në rajon, tha ambasadori Verbeke, duke e lexuar kumtesën, për të cilën ishin pajtuar Beligjika, Franca, Italia, Britania, Kroacia, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara. Kumtesa ishte mbështetur edhe nga Sllovenia, që e kryeson presidencën e radhës së BE-së.
XS
SM
MD
LG