Ndërlidhjet

PRAGË


Miliona njerëz, nga Azia deri në Nju Jork, e kanë festuar gjatë natës, Vitin e Ri. Festimet kanë filluar në rajonin e Paqësorit me fishekzjarre, në Sidnej të Australisë, dhe janë përhapur, sipas zonave të matjes së kohës, deri në Sheshin kryesor në Nju Jork, ku vlerësohet se 1 milion njerëz e kanë ndjekur zbritjen e topit gjigant të ndriçuar, me të cilin u shënua fillimi i vitit 2006.
Mijëra njerëz janë mbledhur në Sheshin e Kuq të Moskës për ta pritur Vitin e Ri, derisa në Ukrainë, presidenti Viktor Yushchenko, i ka inkurajuar qytetarët që të kërkojnë pavarësi ekonomike.
Ndërkaq, në Francë, policia ka raportuar për djegien e 425 veturave, gjatë incidenteve, që ishin përsëritje në përmasa të vogla të trazirave të vjeshtës.
Kurse, në Bagadad, presidenti irakian Jalal Talabani, ka shfaqur shpresën se këtë vit do të formohet qeveria e re e unitetit kombëtar, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimeve publike dhe në mposhtjen e kryengritësve.
XS
SM
MD
LG