Ndërlidhjet

BEJRUT


Një komision i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar të takohet me presidentin sirian Bashar al –Assad për të diskutuar të vërtetën mbi vrasjen e ish kryeministrit libanez Rafik al –Hariri. Zëdhenësja e komisionit Nasrat Hassan tha se kërkesa për takim është dërguar zyrtarisht. Kërkesa vjen pas deklaratës së ish zëvendëspresidentit të Sirisë Abdel Khadam në Paris, i cili akuzoi presidentin Assad se ka kërcënuar ish kryeministrin libanez, para se ai te vritej në 14 shkurt të 2005.
XS
SM
MD
LG