Ndërlidhjet

SAN ANTONIO


Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, e ka mbrojtur programin e tij të përgjimit të bisedave ndërkombëtare telefonike, dhe adresave elektronike të disa shtetasve amerikanë, duke thënë se kjo është bërë me qëllim që të parandalohen sulmet terroriste në Amerikë.
"Mendoj se shumica e amerikanëve e kuptojnë nevojën për të zbuluar se ç'ka po mendon armiku. Kjo është çka ne po bëjmë. Jemi në luftë me kriminelët gjak-ftohtë që janë të gatshëm të vrasin në çdo moment. Qartas unë kam përgjegjësi për të vepruar brenda ligjit dhe këtë po e bëj", ka thënë mbrëmë vonë, presidenti Bush, në një qendër ushtarake mjekësore në shtetin e Teksasit, ku po mjekohen pjesëtarët e ushtrisë amerikane të plagosur në Irak.
XS
SM
MD
LG