Ndërlidhjet

BERLIN


Deri në 15 llogariten humbjet në njerëz si pasojë e rrëzimit të çatisë së një salle patinazhi në Gjermani. Operacionet e shpëtimit kanë vazhduar dhe gjatë natës, derisa i kanë mbijetuar aksidentit 30 persona. Ende ka të tjerë që llogariten të zhdukur. Rudi Zeif, një nga punonjësit e shpëtimit tha:
"Për ne është shumë e vështirë të punojmë jashtë në këto kushte. Por bazuar tek qentë e specializuar për shpëtime ka shumë mundësi që të ketë të mbijetuar në vrima apo nën rrënoja. Ne do të vazhdojmë t'i kërkojmë deri në gjetjen e personit të fundit."
XS
SM
MD
LG