Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Sulmues të panjohur kanë hedhur lëndë shpërthyese në drejtim të ambasadës shqiptare në Beograd, duke shkaktuar dëme të kufizuara materiale. Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dënuar sulmin si "akt kriminal" dhe ka protestuar pranë ambasadorit serbo-malazez në Tiranë. Tirana zyrtare ka kërkuar "marrjen e masave të nevojshme për të mbrojtur personelin diplomatik dhe ambasadën në Beograd".
Më tej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë thuhet se kjo ministri shpreson "që ky akt të jetë i izoluar dhe të mos ndikojë në prishjen e marrëdhëieve dypalëshe dhe atyre rajonale".
Agjensia "Asssociated Press " informon se ky sulm vjen në prag të fillimit të bisedimeve për statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG