Ndërlidhjet

logo-print

MALISHEVË


Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës për rrajonin e Prizrenit Fatmir Gjurgjeali ka njoftuar se sot rreth orës 8 e 45 minuta në Malishevë, persona të panjohur kanë hedhur gurë në drejtim të një autobusi me udhëtarë serbë të cilët ishin nisur nga Rahoveci për në Mitrovicë. Gjatë këtij incidenti zoti Gjurgjeali tha se është thyer dritarja e autobusit dhe se dëme të tjera apo lëndime nuk ka pasur. Zëdhënësi Gjurgjeali ka thënë se lidhur me këtë rast janë arrestuar 4 persona.
XS
SM
MD
LG