Ndërlidhjet

PRISHTINË


Grupi politik i Delegacionit të Kosovës për bisedimet rreth statusit është plotësisht i përgatitur për takimin e radhës me të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisarin, që pritet rreth gjysmës së dytë të këtij muaji. Kështu ka thënë sot koordinatori Blerim Shala, duke shtuar se Grupi politik është përqëndruar në përgatitjen e planit të decentralizimit dhe në arsyetimin ligjor të pavarësisë së Kosovës. "Nuk mund të ketë ndarje të Kosovës dhe as kantonizim, pasi askush nuk e dëshiron një Bosnjë të dytë në Kosovë, ka thënë Blerim Shala, koordinator i Grupit të ekspertëve të Delegacionit të Kosovës.
Këto komente ai i ka bërë në takimin e Grupit politik-strategjik, i cili përbëhet nga përfaqësues të lartë të katër partive kryesore politike të Kosovës.
XS
SM
MD
LG