Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Ngjashëm me udhëheqësit shqiptarë të institucioneve
edhe Beogradi ka kalkuluar me procesin e
decentralizimit, duke e lënë atë për fazën e bisedimeve
për statusin", ka thënë në një bisedë për Radion "Evropa e Lirë", Oliver Ivanoviq, kryetar i Listës Serbe për Kosovën e Metohinë.
Në pjesët e banuara me shumicë serbe, decentralizimi, sipas tij, është dashur të përfshinte komuna dhe territore më të mëdha me popullatë serbe, e jo të jenë të përziera ku serbët dhe shqiptarët do të përbënin pothuajse numër të barabartë të popullatës.
"Problemet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë janë më serioze se që duken, dhe kërkojnë një kohë më të gjatë për t’u zgjidhur", thotë Oliver Ivanoviq.
XS
SM
MD
LG