Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 30 njerëz janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur, kur një sulmues vetëvrasës e ka aktivizuar bombën, gjatë një ceremonie varrimi, në Mukdadiyah, rreth 100 kilometra në veri të Bagdadit.
Ndërkaq në kryeqytet, nga shpërthimi i një veture bombë, afër stacionit të policisë, janë vrarë të paktën 4 njerëz, përfshirë policë dhe civilë, dhe janë plagosur disa të tjerë.
Po në Bagdad, sulmues të armatosur kanë hapur zjarr ndaj veturës së një zyrtari të ministrisë së Naftës, duke e vrarë atë dhe djalin e tij. Kurse në një sulm tjetër, persona të armatosur kanë vrarë një ish-epror të ushtrisë irakiane.
XS
SM
MD
LG