Ndërlidhjet

logo-print

TALLMANSVILL


Vetëm njëri nga 13 minatorët e zënë në një minierë, në Virgjininë perëndimore, është gjetur i gjallë. Fillimisht zyrtarët patën njoftuar se 12 minatorë kishin mbijetuar dhe do të shpëtoheshin, por Ben Hatfield, shef ekzekutiv i Grupit Ndërkombëtar të Thëngjillit, tha se këto njoftime ishte pasojë e keqkuptimit.
"Ka ndodhur një keqkuptim i cili ka bërë që në qendrën e komandimit të besohet se 12 minatorë kishin mbijetuar. Me sa duket, qëllimi i ekipit të shpëtimit ka qenë konfirmimi se i kishte gjetur 12 veta, dhe po përpiqej të përcaktonte kush nga ata kishte mbijetuar", ka thënë Hatfield.
Këta minatorë janë zënë në minierë, të hënën, pas një shpërthimi që ka ndodhur në të.
XS
SM
MD
LG