Ndërlidhjet

BAD RAJHENHALL


Numri i viktimave nga rënia e tavanit të një qendreje patinazhi në jug të Gjermanisë, ka arritur në 14. Ekipet e shpëtimit po i vazhdojnë përpjekjet për ta gjetur edhe një vajzë, e cila, gjithashtu besohet të ketë vdekur.
Kryebashkiaku i qytetit, Volfgang Hajtmajer, u tha gazetarëve se përgjegjësia për tragjedinë do të hetohet gjatë javëve të ardhshme.
"Në këtë situatë, të gjitha kërkimet për secilin që është përgjegjës ose fajtor, sipas meje, janë të kuptueshme, por nuk mendoj se tani për tani mund të japim përgjigje për këtë që ka ndodhur", tha Hajtmajer.
Tavani i qendrës së patinazhit ka rënë të hënën, nga reshjet e mëdha të borës.
XS
SM
MD
LG