Ndërlidhjet

PRISHTINË


Viti 2006 do të jetë vendimtar për Kosovën, ka thënë sot shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen, që është kthyer në Kosovë pas pushimeve të fundvitit. Ai i ka porositur partitë e koalicionit qeveritar që në krye të ministrisë së rendit dhe asaj të drejtësisë, të mos emërojnë militantë partiakë, por profesionistë. Ai i bëri këto komente me të arritur në aeroportin e Prishtinës, pasi ka përfunduar pushimet e fundvitit dhe është kthyer në Kosovë, për t’i hyrë punës një një vit, siç është shprehur ai, mjaft interesant. Petersen tha se ky do të jetë një vit vendimtar për Kosovën, por është me rëndësi që të mos jetë vit i ndarjes, prandaj duhet punuar shumë dhe me kujdes.
Po sot, Grupi politik-strategjik i Delegacionit të Kosovës për statusin, ka mbajtur sot një takim ku janë shqyrtuar pesë projektet bazë në të cilat po punohet, në kuadër të përgatitjeve për takimin me kryenegocioatorin e Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisarin, i cili pritet të vijë në Prishtinë kah gjysma e dytë e këtij muaji.
"Nuk mund të ketë ndarje të Kosovës dhe as kantonizim, pasi askush nuk e dëshiron një Bosnjë të dytë në Kosovë", ka thënë Blerim Shala, koordinator i Grupit të ekspertëve të Delegacionit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG