Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


"Shqiptarët nuk do të negociojnë drejtpërdrejt me Serbinë për statusin e ardhshëm të Kosovës", ka thënë kryeministri Bajram Kosumi, për të përditshmen "Veçernje Novosti", në një nga intervistat e rralla dhënë gazetave të Beogradit, njofton AP.
"Ne nuk do të flasim me Serbinë për statusin e Kosovës", ka thënë ai, duke shtuar se delegacioni i Kosovës do të bisedojë me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisarin, ose me ndërmjetës të tjerë ndërkombëtarë.
" Kosova është de facto e pavarur që nga qershori i vitit 1999, dhe kështu do të mbetet", citohet të ketë thënë Kosumi.
Kryeministri kosovar ka insistuar që edhe në rast të decentralizimit kur komunat me shumicë serbe do të kenë autonomi më të madhe, kjo nuk do të nënkuptojë ndarje territoriale brenda Kosovës.
XS
SM
MD
LG