Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Sfida kryesore me të cilën do të përballet Kosova në vitin 2006 është avancimi i të drejtave të njeriut në nivelin e standardeve ndërkombëtare", ka thënë sot Ombudspersoni i ri i Kosovës, Hilmi Jashari. Sipas tij, sistemi ligjor i Kosovës i cili është hartuar sipas standardeve ndërkombëtare, tani duhet ta kalojë edhe sfidën e zbatimit të këtyre standardeve, në praktikë.
"Prioritet i Ombudspersonit në fushën e të drejtave të njeriut gjatë vitit 2006 do të jetë ndërtimi i mekanizmave për zbatimin e standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut", ka thënë Jashari.
XS
SM
MD
LG