Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon, thuhet të jetë duke luftuar për jetën, pas hemoragjisë në tru, që pësoi të mërkurën në mbrëmje.
77 vjeçari Sharon i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në spitalin e Jerusalemit. Pas operacionit që ka zgjatur rreth 7 orë, kirurgët thanë se ia kanë ndalur gjakderdhjen në tru, por sipas drejtorit të spitalit, "gjendja e tij mbetet serioze".
"Kryeministri Sharon është në gjendje të rëndë. Ai është stabil me të gjitha shenjat, shtypja e gjakut dhe pulsi janë brenda kufijve normal, por gjendja e tij është e rëndë", tha Mor-Yosef.
Ndërkohë, kabineti izraelit ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën, zëvendësi i Sharonit, Ehud Olmert, është emëruar ushtrues detyre i kryeministrit.
XS
SM
MD
LG