Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Rreth 80 njerëz janë vrarë sot nga dy sulme të ndara në Irak. Në Qerbela janë vrarë të paktën 49, dhe mbi 50 janë plagosur, kur një sulmues vetëvrasës e aktivizoi bombën, në një rrugë shumë të frekuentuar, afër Xhamisë së Imam Husseinit, që është njëra nga më të shenjtat për muslimanët shiitë.
Disa orë më vonë, afër qendrës së rekrutimit të policëve, në Ramadi, një sulmues tjetër vetëvrasës e hodhi veten në erë, duke vrarë, të paktën 30 njerëz, dhe plagosur mbi 40 të tjerë.
XS
SM
MD
LG