Ndërlidhjet

JERUSALEM


Mjekët izraelitë thonë se kryeministri Ariel Sharon duket se nuk do të mund t'i kthehet më punës, pas hemoragjisë në tru, që pësoi të mërkurën në mbrëmje. 77 vjeçari Sharon i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në spitalin e Jerusalemit. Drejtori i spitalit, Shlomo Mor-Yosef, ka thënë se "gjendja e tij vazhdon të jetë serioze".
"Zoti Sharon është duke marrë qetësues, anestezion dhe ndihmë në frymëmarrje. Ky është trajtimi kryesor që ai po merr dhe i cili do të përfundojë pas 72 orësh", tha Mor-Yosef.
XS
SM
MD
LG