Ndërlidhjet

PRAGË


Udhëheqësit botëror kanë shfaqur reagime të përziera pas lajmit se kryeministri izraelit është në gjendje kritike.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, dhe sekretari i Jashtëm britanik, Jack Straw, thanë se po luten për udhëheqësin izraelit, i cili është "duke luftuar për jetën".
Kurse, liderët tjerë nuk kanë shfaqur keqardhje. Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, siç kanë njoftuar mediat iraniane, e ka krahasuar Sharonin me një terrorist.
Ndërsa, lideri i grupit militant palestinez, Hamas, ka thënë se gjendja në Lindjen e Mesme do të jetë më e mirë pa Sharonin. Mirëpo, kryeministri palestinez, Ahmed Qurei, ka shfaqur shpresën se për shërimin e zotit Sharon.
"Për ne si palestinezë, ajo që na shqetëson neve, para së gjithash shpresojmë të shërohet, dhe pastaj, ne po kërkojmë një udhëheqës në Izrael i cili e mbështet paqen dhe i cili është i gatshëm të ulet me ne për negociata serioze", ka thënë Qurei.
XS
SM
MD
LG