Ndërlidhjet

BAGDAD


Rreth 120 veta janë vrarë sot nga sulmet në tërë Irakun. Në Qerbela janë vrarë të paktën 50, dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur, kur një sulmues vetëvrasës e ka aktivizuar bombën, afër Xhamisë së Imam Husseinit, që është njëra nga më të shenjtat për muslimanët shiitë.
Disa orë më vonë, afër qendrës së rekrutimit të policëve, në Ramadi, një sulmues tjetër vetëvrasës e ka hedhur veten në erë, duke vrarë, të paktën 68 njerëz, dhe plagosur mbi 100 të tjerë.
XS
SM
MD
LG