Ndërlidhjet

MEKË


Të paktën 23 pelegrinë muslimanë kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar, sot në Mekë, kur një hotel është rrënuar, njoftuan dëshmitarët. Ekipet e shpëtimit të qytetit po i xjerrin trupat nga rrënojat dhe po kërkojnë për të mbijetuarit eventual. Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme saudite, Mansur al-Turki, nuk ka dhënë informacione rreth numrit të viktimave, por një pelegrin francez i ka thënë agjencisë AFP se, i ka numëruar vetë 23 të vdekur. Abderrahman Ghoul, udhëheqës i një organizate islamike në juglindje të Francës, tha se e ka parë shembjen e ndërtesës, e cila fillimisht ishte kapluar nga zjarri.
XS
SM
MD
LG