Ndërlidhjet

TIRANË


Pavarësia e Kosovës do të sillte paqe dhe stabilitet në rajon, ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili ka kërkuar nga shumica shqiptare në Kosovë që të lejojë pakicën serbe të jetojë normalisht.
Berisha ka sygjeruar se një amnisti nga Kuvendi i Kosovës "do të ishte një veprim që do t'i tregonte çdo serbi se mund të kthehet në Kosovë."
"Jam për respektimin e të drejtave të serbëve të Kosovës ashtu si dhe mbroj qëndrimin se pavarësia është e vetmja zgjidhje që prodhon paqe dhe stabilitet", ka thënë Berisha. Më tej ai ka shtuar se është në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqësit e Kosovës, por asnjëherë nuk ka qenë paternalist.
XS
SM
MD
LG