Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeminsitri izraelit Ariel Sharon është operuar sërish për të ndaluar gjakderdhjen në tru. Kjo është bërë e ditur nga Shlomo Mor-Yosef, drejtor i spitalit ku po trajtohet Ariel Sharon, derisa nuk ka informacione për gjendjen e tij.
Sharon, 77 vjeçar ka qenë në gjendje kome që nga e enjtja ku u operua për orë të tëra pas një hemoragjie masive në tru.
Mjekët kanë thënë se kthimi i Sharonit në detyrën e tij si kryeministër është i pamundur.
Sëmundja e Sharonit erdhi vetëm dy muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ku ai do drejtonte Kadimën, një parti të re të krijuar së fundi prej tij.
Anketat e opinionit flasin për një fitore të Kadimës edhe pse udhëheqësi i saj tashmë nuk do jetë më në gjendje për ta drejtuar.
XS
SM
MD
LG