Ndërlidhjet

BAGDAD


Më shumë se 120 njerëz janë vrarë dhe mbi 200 janë plagosur në valën më të re të dhunës në Irak gjatë 24 orëve të fundit, që kanë qenë më të përgjakurat në vend gjatë katër muajve të fundit.
Kryeministri Ibrahim al Jaffari ka dënuar dhunën duke e cilësuar përpjekje për të penguar procesin politik. Ndërkaq ministri i jashtëm britanik po zhvillon një vizitë të papritur në Basra ku po takohet me trupat britanike atje si dhe me drejtuesit lokalë.
XS
SM
MD
LG