Ndërlidhjet

BAGDAD


Një gazetare amerikane është rrëmbyer dhe përkthyesi i saj është vrarë sot në Irak, derisa po shkonte në një takim me një udhëheqës sunit. Policia nuk ka bërë të ditur emrin e gazetares dhe nuk ka thënë se për cilën organizatë punonte.
Ndërkaq sot një makinë bombe shpërtheu pranë një patrulle ushtarake, duke plagosur 4 ushtarë irakenë dhe dy civilë. Njëherësh ka patur luftime të ashpra në perëndim të Falluxhas mes trupave amerikane dhe guerrilasve ndërsa dëshmi të pakonfirmuara deklarojnë se një ushtar amerikan u vra dhe tri të tjerë u plagosën.
XS
SM
MD
LG