Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Gjendja e kryeministrit izraelit, Ariel Sharon, nuk ka ndryshuar. Ai vazhdon të jetë në "gjendje kritike, por stabile", ka thënë sot zëvendësdrejtori i spitalit, Ron Krumer. Atij do t'i bëhet edhe një fotografim në tru, dhe më pas mjekët do të vendosin se çka të bëjnë gjatë 24 orëve të ardhshme. Kirurgët thonë se dëmtimi i trurit mund të ketë qenë shumë serioz dhe kjo nuk do ta lejojë zotin Sharon të kthehet në zyrën e tij.
Ushtruesi i detyrës së kryeministrit, Ehud Olmert, e ka kryesuar sot mbledhjen e kabinetit dhe ka thënë se qeveria do të vazhdojë kursin politik të zotit Sharon.
XS
SM
MD
LG