Ndërlidhjet

PEKIN


Rreshjet e dendura të deborës në Kinë kanë izoluar mbi 200 mijë banorë dhe kanë bërë që të evakuohen 100 mijë të tjerë, në provincën e veri-perëndimore të Xingjangut. Ndërkaq në Japoni rreshjet kanë paralizuar trafikun dhe ushtria ka ndërhyrë për të zhbllokuar zonat e izoluara. Si pasojë e deborës së madhe është raportuar se në javët e fundit kanë vdekur afro 60 vetë. Ndërsa në Nju Delhi sot u shënua temperatura më e ulët në 70 vitet e fundit.
Temperatura kishte arritur gati 0 gradë celsius dhe si pasojë e të ftohtit kanë vdekur 116 njerëz.
XS
SM
MD
LG