Ndërlidhjet

KABUL


Presidenti afgan Hamid Karzai ka ftuar liderin taleban Mullah Omar të kontaktojë me qeverinë e tij. Në një koment për agjensinë "Associated Press" presidenti Karzai tha se " nëse Omar dëshiron, ai mund të lidhet me qeverinë". Presidenti vuri theksin më tej tek roli i trupave paqeruajtës të NATO-s dhe shtoi se ka patur rritje të kalimit të drogave dhe sulmeve bombë-vrasëse.Presidenti tha se duhet të luftohet trafiku dhe kultivimi i drogave ose " afganët nuk do të mbijetojnë si një shtet kombëtar".
XS
SM
MD
LG