Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Në Prishtinë ka filluar takimi i grupit politik strategjik të delegacionit të Kosovës për bisedimet lidhur me statusin, me ç’rast siç kanë bërë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Pushtetit lokal, ministri Lufti Haziri do ta dorëzojë raportin e grupit punues për decentralizimin. Siç është bërë e ditur, ky projekt për reformën e përgjithshme të pushtetit lokal do t’i dorëzohet grupit negociues të Kosovës dhe pas konfirmimit do t’i jepet kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari.
Ndërkohë që nuk dihen detajet e këtij projekti, përfaqësues të serbëve të Kosovës kanë thënë se nuk ka nevojë që serbët e Kosovës të jenë të peërfshirë në grupet punuese të Kosovës për decentralizimin.
XS
SM
MD
LG