Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Irani ka konfirmuar se do të rifillojë aktivitetet kërkimore për prodhimin e energjisë bërthamore, pavarësisht kundërshtimeve të perëndimorëve për programet bërthamore të Teheranit.
Zëdhënësi i qeverisë iraniane ka theksuar se rifillimi i aktiviteteve në fjalë do bëhet nën mbikqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.
"Kërkimet bërthamore nuk janë të paligjshme, derisa pezullimi i tyre është bërë në mënyrë vullnetare nga ana e Iranit. Ne kemi njoftuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore dhe ata do kenë përfaqësuesit e tyre të pranishëm", tha Elham Hosein, zëdhënës i qeverisë iraniane.
Gjermania nga ana e saj i ka cilësuar si "sinjale shkatërrimtare" për bashkësinë ndërkombëtare hapat e fundit të Iranit.
XS
SM
MD
LG