Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Romët, që jetojnë në tri kampe në veri të Kosovës, kanë refuzuar sot kërkesën e UNMIK-ut, institucioneve qëndrore dhe lokale për t’u vendosur në një kamp të ri. Banorëve të këtyre kampeve u është gjetur sasi e konsiderueshme e plumbit në gjak. Në përgjigjje institucionet u kanë ofruar atyre një zgjidhje të përkohshme për t’u vendosur në një ish- bazë ushtarake franceze, që po ashtu gjendet në veri të Mitrovicës. Por, përfaqësuesi i romëve në veri të Kosovës Skënder Gushani, ka thënë se largimi nuk është zgjidhe pasi që Kampi i Osterodit apo ish baza ushtarake franceze gjendet afër kampit aktual.
XS
SM
MD
LG