Ndërlidhjet

BRUKSEL


Turqia ka njoftuar për raste të reja të të infektuarve me gripin e shpendëve, duke rritur frikën se virusi vdekjeprurës po i afrohet gjithnjë e më shumë Evropës. Sipas ministrit të shëndetësisë 14 të infektuar në tre zona të ndryshme është bilanci më i fundit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka theksuar se nuk ka shenja që virusi është transmetuar nga njeriu tek njeriu. Bashkimi Evropian ka ndaluar importin e shpendëve nga vendet fqinje me Turqinë, në mënyrë që të zvogëlojë rrezikun e përhapjes së virusit H5N1 në Evropë.
XS
SM
MD
LG