Ndërlidhjet

BERLIN


Irani po i dërgon "sinjale shkatërrimtare" bashkësisë ndërkombëtare lidhur me mosmarrëveshjet për programin bërthamor të Teheranit. Kështu e ka cilësuar ministri i jashtëm gjerman vendimin e Iranit për të rifilluar aktivitetet kërkimore për prodhimin e energjisë bërthamore.
"Keni dëgjuar se iranianët do të thyejnë marrëveshjet mbi paisjet për proçedimin me uranium, në mënyrë që të zhvillojnë aktivitetet për pasurimin e uraniumit. Kjo është shkelje e marrëveshjes së bërë në Francë mes Francës, Britanisë dhe vetë Iranit. Kjo nuk do të lihet të kalojë pa pasojat përkatëse", tha Steinmeir.
Gjermania së bashku me Britaninë dhe Francën, janë treshja që po ndërmjetësojnë me Iranin për një zgjidhje paqësore të krizës rreth programeve bërthamore.
XS
SM
MD
LG