Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Autoriteti rregullator i telefonisë së Kosovës ka vazhduar dhe sot mbylljen e transmetuesve që përdoreshin nga operatori i kompanisë së telefonisë celulare të Serbisë, Mobtel, pas deklaratës se kjo kompani funksiononte në mënyrë te paligjshme në Kosovë.
"Antenat kryesore të ndërlidhjes që ishin vendosur në Prishtinë u hoqën "-tha për agjensinë gjermane të lajmeve, kreu i autoritetit rregullator të telefonisë Anton Berisha, i cili shtoi se aksioni do të vazhdojë nesër dhe në qytete të tjera. Sipas Berishes kompania serbe, e cila mbulonte me shërbim mobil 70 % të territorit të Kosovës, nuk kishte paguar asnjë taksë që në korrik të 2004.
XS
SM
MD
LG