Ndërlidhjet

TEHRAN


Irani ka deklaruar se ka rifilluar kërkimet për tekonolgjinë e karburantit bërthamor. Deklaratën e bëri kreu i Agjensisë Bërthamore të Iranit, Mohamed Saadi në Tehran duke shtuar se prodhimi i karburantit bërthamor qëndron i pezulluar.
Ndërkaq SHBA dhe BE dënuan veprimin e ndërmarrë nga Tehrani. Sipas ambasadorit amerikan në Agjensinë Ndërkombetare Bërthamore me qendër në Vienë Gregoryu Schulte. Irani vazhdon të zgjedhë konfrontimin dhe jo bashkëpunimin. BE komentoi se aksioni i Iranit cënon marëveshjen me këtë organizëm për bllokimin e aktiviteteve bërthamore. Ndërsa Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i propozoi Iranit të mbajë një moratorim për aktivitetin nuklear.
XS
SM
MD
LG