Ndërlidhjet

STRASBURG


Këshilli i Evropës ka kërkuar sot nga NATO-ja të lejojë inspektorët që të kenë qasje të menjëhershme në qendrat e paraburgimit në Kosovë.
Këshilli i Evropës prej vitesh po kërkon nga NATO-ja që të lejohet të inspektojë burgun në kampin Bondstill, e vetmja qendër paraburgimi ku ky institucion nuk ka pasur mundësi vëzhgimi.
Aleanca Veriatlantike nga ana e saj ka thënë se nuk ka asnjë të ndaluar në këtë kamp.
Kërkesa për të pasur qasje në kampin Bondstill vjen në një kohë kur Këshilli i Evropës po heton infromacionet për ekzistencën e burgjeve sekrete të CIA-s në territorin evropian.
XS
SM
MD
LG