Ndërlidhjet

LONDËR


Ministri i jashtëm britanik, Jack Straw hodhi poshtë mundësinë e përdorimit të forcës ndaj Iranit lidhur me mosmarrëveshjet për programet bërthamore. Lidhur me të drejtën e Iranit për programe të tilla Straw tha se Irani ka të drejtë të ngrejë qendra të energjisë bërthamore.
"Por nga ana tjetër nuk ka asnjë të drejtë të prodhojë armë bërthamore apo komponentë të tyre. ", tha Straw.
Ndërsa Shtëpia e Bardhë tha se nëse Irani vazhdon në këtë drejtim atëherë nuk mbetet rrugë tjetër veçse ta çojë problemin në Këshillin e Sigurimit.
XS
SM
MD
LG