Ndërlidhjet

PRAGË


Liderët perëndimorë e kanë kritikuar Iranin për vendimin që t'i vazhdojë aktivitetet bërthamore në reaktorin Natanz.
Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se Teherani rrezikon "shkallëzime serioze" që mund të rezultojnë me sanksione nga Kombet e Bashkuara.
"Çfarëdo vazhdimi i procesit të pasurimit do të ishte shkelje e mëtejshme e Marrëveshjes së Parisit, më të cilën Irani është dakorduar. Hapat e tillë do të ishin shkallëzim serioz i çështjes bërthamore nga ana e regjimit në Iran", ka thënë zëdhënësi Scot McClellan.
Sekretari i Jashtëm britanik, Jack Straw, ka thënë se çështja duhet të zgjidhet me "mjete jo-ushtarake". "Irani mund të prodhojë energji bërthamore, por jo edhe armë bërthamore", është shprehur ai.
Ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, dhe shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana, do të takohen nesër në Berlin, që të diskutojnë për krizën rreth programit bërthamor të Iranit.
XS
SM
MD
LG