Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


“Është absolutisht e qartë se ndarja e Kosovës nuk është në agjendën e bisedimeve”, ka thënë sot shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen-Petersen.
Duke iu referuar kërkesave të vazhdueshme nga Beogradi për krijimin e entitetit serb në Kosovë, Jessen-Petersen tha se procesi i bisedimeve nuk është paramenduar që dikush të paraqet kërkesa lidhur me ndarjen e Kosovës.
Këto komente ai i bëri pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i cili tha se tani pritet një dinamizim i procesit të bisedimeve. "Për momentin, presidenti Rugova mund t’i prijë Delegacionit të Kosovës por në rast të komplikimeve shëndetësore, do të gjenden modalitete që të mbahet dinamika e kërkuar e procesit", u shpreh Daci.
Po sot, ish-shefi i Zyrës Amerikane në Prishtinë, ambasadori John Menzis, gjatë një vizite private që po i bën Kosovës, është takuar me përfaqësuesit e lartë vendor. Ai është shprehur optimist për të ardhmen e Kosovës si një vend i pavarur dhe i integruar në strukturat evropiane.
XS
SM
MD
LG