Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Udhëheqësit fetarë të Shqipërisë e kanë dënuar sot prerjen e kryqit afër fshatit Bushat, në veri të Shqipërisë, duke e konsideruar atë si përpjekje për të krijuar konflikt ndërmjet muslimanëve dhe të krishterëve.
Kryqi, i gjatë 5 metra, i cili është i vendosur në një kodër, është prerë dje, por arçipeshkvi i Kishës Katolike, Rrok Mirdita, tha se nuk beson që ky akt vandal të jetë i lidhur me festën e Bajramit. "U bëj thirrje besimtarëve që të mos bien pre e ekstremistëve që dëshirojnë të nxisin ndarje dhe armiqësi", ka thënë Mirdita.
XS
SM
MD
LG