Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Diplomatët nga Britania, Franca dhe Gjermania, e kanë përgatitur një përgjigje ndaj vendimit të Iranit për vazhdimin e aktiviteteve bërthamore, para takimit të nesërm në Berlin ndërmjet tre ministrave të Jashtëm dhe shefit të diplomacisë evropiane, Havier Solana. Tri fuqitë evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, kanë shprehur shqetësimin e tyre ndaj vendimit të Teheranit për braktisjen e moratoriumit të procesit për pasurimin e uraniumit.
Kryeministri britanik, Tony Blair, paralajmëroi mundësinë e nxjerrjes së Iranit para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që mund të rezultojë me vendosjen e sanksioneve ndaj Teheranit.
"Vendimi i Iranit është shumë serioz. Nuk mendoj se ekziston ndonjë arsye që të fshehim druajtjen e thellë nga ajo që Irani ka vendosur të bëjë, dhe kur i marrim parasysh edhe komentet e tyre në lidhje me shtetin e Izraelit, atëherë e kuptojmë se ata kanë lëshuar një alarm serioz në botë", tha Blair.
Edhe Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se Teherani rrezikon "shkallëzime serioze" që mund të rezultojnë me sanksione nga Kombet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG