Ndërlidhjet

ASTANA


Presidenti i Ukrainës, Viktor Yushchenko, e ka akuzuar Parlamentin për destabilizim të vendit, me votimin e mosbesimit ndaj qeverisë.
"Vendimi i djeshëm mbetet jogjithpërfshirës, jo logjik dhe i gabuar. Ky vendim shërben vetëm për ta destabilizuar situatën, kur jemi 80 ditë para zgjedhjeve të reja parlamentare", ka thënë Yushchenko.
Parlamenti dje ka votuar për mosbesim ndaj qeverisë së kryeministrit Yuri Yekhanurov, për shkak të marrëveshjes me Rusinë, sa i përket furnizimit me gaz natyror, sipas të cilës, Kievi do të paguajë gati dy herë më shumë se sa gjatë vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG